Kryetari i opozitës, bën thirrje për revoltë popullore

Kryetari i Partisë Socialiste në daljen e radhës, ashtu sikurse dhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, shprehu qartazi të gjithë shqëtësimin sa i takon numërimit dhe njohjes së pastër të rezultatit, të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Me një mesazh të pastër, kreu opozitar artikuloi per idenë e një revolte popullore, kjo për ti thënë fund këtij regjimi të dështuar.
Për Ramën, kryeministri Berisha synon ta ktheje vendin në një vend ku qeveris dhe mbikqyr ai, ku me në krye KQZ-në, kërkon ta përmbysë rezultatin.
“Të dashur qytetarë shqiptarë e shqiptare, kudo ndodheni, njërëz të zakondshëm të këtij vendi, që keni votuar për “Aleancën për të ardhmen”. Më lejoni të ndaj me ju shqetësimin për atë cfarë ka ndodhur sot dhe atë cfarë do të ndodhë të nesërmen, përmes KQZ-së së Saliut”
“Shpreh shqetësimin për çfarë ka ndodhur sot dhe për çka mund të ndodhë nesër, pas këtij numërimi të paligjshëm të votës së popullit përmes KQZ. E pamë dhe e dëgjuan të gjithë e komunitetit ndërkombëtar se ne fituam zgjedhjet. Fitore e qartë, edhe pse me 10 vota”.
“Në kryeqytet ekziston një diferencë e madhe votash mes nesh dhe rivalit tonë. Saliu kërkoi që në fillim të numërimit që unë të pranoja rezultatin. Kohë të tëra, para 8 majit dhe ditën e votimit, të gjithë e dinin që unë isha i gatshëm ta pranoja rezultatin. Por vota e popullit na ndan dhe më 8 maj doli fitorja jonë dhe humbja e Saliut”.
Nga selia rozë, kreu opozitar dënoi veprimin e shënuar të KQZ-së, duke e cilësuar si një kthesë të gabuar dhe mjaftë shkatërrues të demokracisë.
“Saliu zgjodhi mospranimin e rezultatit dhe një revansh antiligjor. S`ka më keq për një vend që meriton më shumë. Vendi sundohet nga një politikë e pafytyrë që është kthyer në një regjim. Me drejtimin e Saliut, KQZ është kthyer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Komisionin Qendror të vjedhjeve”, theksoi Rama.