E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vazhdon numërimin, Basha në avantazh

UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shqyrtimeve te disa ankesave të partive politike ka nisur hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara, të hedhura në kutinë e gabuar.

Ndërsa në pjesën e saj të parë, mbedhja shkoi me qetësi me fillimin e hapjes së kutive filluan debatet mes palëve.

Kryetari Ristani shpjegoi edhe njëherë se KQZ gjatë kësaj kohe ka marrë kompetencat e KZAZ-së, me qëllim për të vazhduar numërimin aty ku nuk ka përfunduar numërimi dhe për të ndryshuar tabelat e rezultatit. Ai tha se KQZ ka qenë korrekt edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndërkohë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi një përgjigjë nga kryetari Ristani për kërkesën e depozituar nga ajo për shqyrtimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, ndërsa mori si përgjigje nga Ristani se sapo të mbaroje numërimi do të mbyllet dhe tabela.

Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj hodhi  poshtë disa pretendime të kreut të KQZ-së, Ristani se kjo procedurë numërimi është ndjekur dhe në proceset zgjedhore te kaluara.

Gjonçaj tha se KQZ snjëherë nuk e ka bërë këtë, në këtë fazë procesi.

Basha mban avantazhin

Nga numerimi i fleteve te kontestuara, nga 114 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 170 vota kundrejt 79 për Edi Ramën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›