E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ numeron sot kutite e fundit me fletet e hedhura gabimisht ne Njesine 5

Sot gjatë mesditës pritet të numërohen kutitë e fundit me fletët e hedhura gabimisht të Njësisë 5.

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka hapur mbrëmë 14 kuti të KZAZ-së 49 në Tiranë, që i përkiste Njësisë 5, e cila mbylli e fundit procesin e numërimit në kryeqytet.

Në këto 14 kuti u gjetën gjithsej 22 fletë votimi të vlefshme për kryetar bashkie, të hedhura në kuti të gabuara, nga të cilat 12 ishin votat në favor të Lulzim Bashës dhe 10 vota në favor të Edi Ramës.

Me hapjen e këtyre kutive arriti në 103 numri i kutive të votimit të hapura gjatë 4 ditëve të fundit nga KQZ për numërimin e fletëve të panumëruara për kryetar bashkie.

Pas numërimit në KQZ deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha ka një avantazh total prej 79 votash ndaj kandidatit tjetër të “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›