E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletet e votimi KQZ shtyn vendimin per djegien

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi thuajse ne unanimitet kerkesen e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per shtyrjen e marrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit. UPDATE

Arsyet e partive politike per mosmarrjen e vendimit nga KQZ ishin te kunderta. Socialistet e cilesuan te paligjshem vendimin per djegien ndersa demokratet donin pak kohe derisa te qartesohej nje vendim politik per hetimin e zgjehdjeve.

Ju propozoni nje projekt-akt qe shkaterron cdo gje. Asgjesimi e fleteve te votimit behet vetem per zhdukjen e provave te manipulimit te zgjedhjeve. Do ju ftoja ta terhiqni projekt-aktin tha perfaqesuesi i PS-se Genc Gjoncaj.

Kutite e materialeve zgjedhore duhet te hapen dhe te asgjesohen sipas nenit 178 pika 6. E vetmja kerkese eshte ta shtyjme vendimin derisa te vije pergjigjja nga PS tha perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti.

Por shtyrja e vendimit te KQZ-se per djegien e fleteve te votimti dhe pse per nje date te pacaktuar ende nuk do te thote detyrimisht se ky vendim nuk do te kthehet se shpejti ne tryezen e KQZ-se. Kete variant mbrojten tre anetare te tjere te KQZ-se te zgjedhur nga mazhoranca me kundershtimin e forte te dy anetareve te tjere te KQZ-se te zgjedhur nga opozita qe kerkuan shtyrjen per afat te pacaktuar deri kur te kishte nje pergjigje nga politika.

Por kryetari i KQZ-se i cili ishte i vetmi qe votoi kunder shtyrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit vuri ne dukje rrezikimin e zgjedhjeve dhe domosdoshmerine e zbatimit te nenit qe kerkon hapjen e kutive dhe djegien e fleteve.

Detyra jone eshte organizimi i zgjedhjeve te ardhshme. Ne kemi qellim zbatimin e ligjit dhe per kete arsye do te isha kunder shtyrjes megjithese pranoj se kemi edhe pak kohe ne dispozicion tha Ristani.

Partia Socialiste dhe dy anetare te KQZ-se kishin pikepamje te kudnerta me kryetarin e KQZ-se Ristani per pengimin ose te jo te organeve te drejtesise nese KQZ-ja do te djege fletet e votimit.

Aktualisht jane ne proces hetimi disa vepra penale qe kane lidhje me procesin zgjedhor. Pa perfunduar ky proces asnje flete votimi nuk duhet te asgjesohet tha Gjoncaj.

Keto debate pritet te jene te ngjashme edhe ne mbledhjen e ardhshme te KQZ-se date per te cilen nuk eshte caktuar ende. Dhe deri atehere koha per politiken qe te gjeje nje zgjidhje duket se ka ardhur duke u shtrenguar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›