E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Pronat mazhoranca u rrezua

Votimi i dyfishte ne rrezimin e dekretit te Presidentit te Republikes Bamir Topi eshte cilesuar nga Partia Socialiste si anti kushtetues dhe ne kundershtim te plote me rregulloren e kuvendit. UPDATE

Kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci ka renditur nje sere nenesh duke filluar me ate 85 te Kushtetutes ku shkruhet se dekreti i presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te kuvendit.

Vec ketij neni zoti Ruci ka renditur edhe pika te tjera te rregullores qe tregojne sipas tij shkeljen flagrante te kryetares se kuvendit. Per socialistet rasti i djeshem eshte ne vazhden e shkeljeve kushtetuese te mazhorances aktuale.

Votimi i mbremshem eshte nje atentat ndaj votes se lire te te zgjedhurve te ketij parlamenti atentat ndaj Kushtetutes dhe parlamentarizimt shqiptar. Si per permbajtjen e ligjit ashtu edhe per formen e miratimit te ketij ligji menjehere grupi i PS do ta coje per ankimim ne Gjykaten Kushtetuese u shpreh Ruci.

Duke u fokusuar tek kriza politike dhe mosgjetja e konsensusit mes paleve zoti Ruci ka ritheksuar se Partia Socialiste e ka shprehur hapur qendrimin e saj duke toleruar mjaftueshem me qellimin per te zgjidhur situaten aktuale.

Ai hodhi poshte deklaratat e kryeministrit se selia roze nuk ka dhene ende nje pergjigje per oferten e qeverise sipas tij PS ka bere jo njehere por disa here te qarte oferten e saj.

Komisioni hetimor te ngrihet objekt i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe komisioni i Venecias te shprehet lidhur me qendrimet tona. Ne jemi grup parlamentar legjitim i ketij vendi Komisioni i Venecias eshte pjese e Keshillit te Evropes ku ne bejme pjese. Kerkesa jone do te jete e vleresueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit te Venecias u shpreh Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›