E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flo: “Falëminderit të gjithëve! Tani po mendoj për derbin”

Atmosferë festive pas ndeshjes Teramo-Juve Stabia 1-0, ku golin e fitores e shënoi Florjan Myrtaj. Fitore në një derbi të vështirë, por dhe të merituar. Njeriu i golit dhe i ndeshjes, vlonjati Florjan Myrtaj pasi falenderon të gjithë, shton: "Një gol që patjetër do të më sjellë fat. Zakonisht shënoj qysh në ndeshjen e parë, por nëse në "Konero" kundër Ankonës isha shumë afër, por në "Komunale" nuk dështova. Jam i kënaqur sepse rigjeta rrugën e golit dhe e rifilloj sezonin me këmbën e duhur.
Është një fitore e rëndë që shpërblen punën dhe na lejon te jëmi të qetë deri në fund të javës kur do të na duhet të mendojmë për derbin kundër Xhulianovës. Do të përgatitemi për më të mirë duke ditur se edhe tifozët tanë kërkojnë një rezultat të rëndësishëm". Presidenti i Teramos, Romano Malavolta, njeriu që bindi dhe pagoi shërbimin e sulmuesit të cmuar shqiptar ishte dhe njeriu më i gëzuar" "Fitore e merituar kundër një skuadre që në minutat e fundit thuajse nuk ekzistoi. Dëshmuam se posedojmë një organizim të mirë të lojës". Edhe trajneri Mario Gabeta, u shpreh i kënaqur: "Një fitore e drejtë, e merituar kundër një kundërshtari që na shqetësoi në jo pak raste. Por e dinim. Një duartrokitje për skuadrën që luajti një futboll të bukur, një duartrokitje që të mos tërhiqemi kurrë. Ishte një ndeshje për ta patur në kornizë". Sulmuesi dhe partneri i Florjan Myrtaj, Luizo u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren dhe jam i lumtur për Flo Myrtaj që u rikthye te goli. E di sesa vuan kur një sulmus nuk shënon".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›