Flora tregon arsyen pse zgjodhi të këndonte “Cheri Cheri Lady” në Albania’s Got Talent

Flora Zenuni gruaja e cila është kthyer në trend pas daljes në skenën e Albania’s Got Talent, ka rrëfyer këtë të premte në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe në Vizion Plus, emocionet që ka përjetuar.
E pyetur se përse zgjodhi këngën “Cheri Cheri Lady” për të kënduar në Albania’s Got Talent, Flora tha se është një këngë që i ka pëlqyer që kur ka qenë e re.
Pjesë nga biseda:
Flora: Kjo këngë më ka pëlqyer që në moshën e rinisë, e dëgjoja shpesh në emisionet e mëngjesit edhe e këndoja, e shoqëroja me zërin tim. Edhe thashë pse mos ta këndoj. Unë pëlqej edhe shumë këngë të tjera, kjo është më e veçanta që unë e preferoj.
Brunilda Lahe: Shumë mirë ke bërë që e ke kënduar. Janë të shumtë ata njerëz që në rrjetet sociale e këndojnë bashkë me ty dhe me zërin tënd, siç ti e ke kënduar me zërin e këngëtares dikur.
Flora: Më vjen mirë për këtë gjë.
Brunilda Lahe: Ky është fakt.