E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshje intensive shiu në Fier, probleme me energjinë në disa fshatra

Reshjet intensive të shiut  kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje.

Reshjet  me intensitet të lartë kanë përfshirë njëherazi edhe njësitë administrative, ndërsa kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë si pasojë e erës së fortë  ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë , Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj.

Ndërkohë nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›