E Diel, 1 Nëntor 2026

Flori, me këngë personale

"Pa jetë” është titulli i këngës dhe videoklipit më të ri të kantautorit Flori Mumajesi. Një film i shkurtër, që për muzikë ka një baladë me fjalë prekëse. Kjo është ajo çfarë ka sjellë 30-vjeçari i suksesshëm gjatë javës që po e lëmë pas.

"Ky klip është shumë i dashur për mua. Në të unë nuk këndoj. Jam përpjekur, me aq kapacitet sa kam, të aktroj. Është një klip që ka një ngjarje thuajse të vërtetë" ka thene Flori per mediat shqiptare, duke shtuar:   "Unë preferoj që në këngët e mia të përcjell realitetin; në shumë materiale të miat. Nuk është dedikim personal, por është personale. Është zhargoni i formës se si unë i përjetoj sot ndjesitë, kështu që në atë lloj zhargoni dhe në atë lloj forme kam prezantuar edhe tekstin. Formë të cilën e kam dëgjuar të ngjashme, në rini, në bashkëmoshatarët e mi. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›