E Martë, 3 Nëntor 2026

Flori si kryefermer, Sonila Meço: Do të ishe një kandidatë i shkëlqyer për të drejtuar një nga bashkit në vend!

Opinionistët kanë dhënë mendimet e tyre për Florin si kryefermer.

Sonila Meço, Armina Mevlani dhe Enkel Demi kanë përgëzuar punën e Florit në fermë. Opinionistja i propozoi edhe të kandidonte për kryetar bashkie.

“E komplimentoj Florin se ruan qetësinë. Më ka pëlqyer në mënyrën si  e ka organizuar punën”, tha Armina Mevlani.

“Flori është padyshim lider. Madje më pëlqeu shumë dhe si e shpjegove shkallën emocionale të kafshëve. Do të ishte një kandidatë i shkëlqyer për të drejtuar një nga bashkit në vend”, u shpreh Sonila.

“Fermerët e tjerë besonin shumë tek aftësite  e tij organizuese. Më pëlqen mënyra si e organizoi punën. Është një udhëheqës jashtëzakonisht i mirë. Të gjithë fermerët e tjerë nuk i kanë venë në diskutim kërkesat, jo urdhërat, kërkesat”. tha Enkel Demi. /vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C5g0URjMn2D/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›