Florida përgatitet për rrezikun e Uraganit Idalia

Uragani Idalia parashikohet të arrijë një intensitet të kategorisë 4 gjatë kësaj të mërkure. Sinoptikanët e Shërbimit Kombëtar të motit në SHBA kanë deklaruar se stuhia po forcohet jashtëzakonisht shumë dhe se Idala pritet të godasë tokën gjatë mëngjesit të sotëm.
Erat e forta kanë vijuar gjatë gjithë natës në Florida, ndërsa mbeten në fuqi urdhrat e evakumit për banorët.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis u ka bërë thirrje qytetarëve që të pozicionohen në zona të larta dhe ka vendosur në gatishmëri trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar me pasojat.
Një stuhi e kësaj magnitude nuk e ka goditur zonën që nga vitet 1800. Përveç 5500 anëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridës që janë në gatishmëri, në shtet janë aktivizuar edhe roje nga Tenesi dhe Karolina e Jugut. Urat do të mbyllen nga policia e shtetit pasi erërat të godasin 65 km/h.
Sakaq, hotelet janë udhëzuar që t’i lejojnë qytetarët të marrin kafshët shtëpiake me vete kur të kërkojnë strehim ndërsa çdo qark ka gjithashtu në dispozicion të paktën një strehë për kafshët shtëpiake.
Idalia do të jetë uragani i parë që do të godasë Floridën që nga Nicole në nëntor 2022, i cili arriti në tokë pranë plazhit Vero në bregun lindor të Floridës.
Ian ishte stuhia e dytë më vdekjeprurëse që goditi SHBA-në kontinentale në shekullin e 21-të pas uraganit Katrina, i cili la më shumë se 1,800 njerëz të vdekur në 2005. Uragani Ian shkatërroi shtetin vetëm dy muaj më parë, duke vrarë pothuajse 150 njerëz. Uragani më vdekjeprurës që ka goditur ndonjëherë SHBA-në ishte Uragani Galveston në vitin 1900 që vrau rreth 8,000 njerëz.
/rtsh.al/