Florjan Myrtaj 3 gola kundër ArecosDeri tani ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 6 gola për Sorrenton.

Florjan Myrtaj shënoi 3 gola në humbjen 6-5 të skuadrës së tij, Sorrento, ndaj Arecos (një ish-skuadër e vlonjatit). Takimi ishte i vlefshëm për Serinë C1/B të kampionatit italian.
Deri tani ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 6 gola për Sorrenton.
Sipas gazetës sportive “Panorama Sport”, 32-vjeçari ka luajtur me 11 skuadra të ndryshme në Itali, ku kulmin e ka me Veronën e Peruxhian.
E Hene, 19 Janar 2009