E Diel, 1 Nëntor 2026

Telenovela “KAKA”, minutë pas minuteNë kasafortën e klubit milanez, ndodhet letra-ofertë e Mançester Sitit, ku detaji më i rëndësishëm është propozimi i blerjes në shumën e 100 milionë sterlinave (rreth 111 milionë euro), prej së cilës Milani d

Telenovela “Kaka” vazhdon të mbajë në ankth tifozët e Milanit, por dhe botën sportive. Sot  në Milano u zhvillua një bisedë prej dy orësh midis drejtuesve të Milanit dhe babait të Riki Kakasë, Boske Kaka, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit të fashëm kuqezi.
Në kasafortën e klubit milanez, ndodhet letra-ofertë e Mançester Sitit, ku detaji më i rëndësishëm është propozimi i blerjes në shumën e 100 milionë sterlinave (rreth 111 milionë euro), prej së cilës Milani duhet të paguajë 4% në formën e taksave. Ndërkohë që Siti duhet të paguajë edhe 5 për qind (rreth 6 milionë euro) në llogaritë e klubit brazilian San Paolo, ku lindi e rrit si futbollist Kaka, si çmim i rivlerësimit të lojtarit.
Mediat më të rëndësishme italiane e kanë ndjekur minutë pas minute çdo detaj në lidhje me transferimin e mundshëm të Kakasë në Angli.

(11:00) GALIANI -  Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, u shpreh se nuk i kupton protestat e tifozëve. “Nuk e di se çfarë do të bëjë Kaka. Por, mund të them se ai nuk ka firmosur asgjë. Megjithatë, nuk jam në gjendje që të bëj një parashikim për atë që mund të ndodhë”.
BERL

(11:35) BERLUSKONI – Presidenti i Milanit pohoi se synon merkato në Premier Ligën angleze. Në shenjestër janë sulmuesi Adebajor (Arsenal), mesfushori Fabregas (Arsenal) dhe mbrojtësi Ager (Liverpul). Berluskoni ka vendosur t’i japë rrugë të lirë transferimit të Kakasë.

(12:00) SHTYPI FRANCEZ – Mediat franceze shkruanin se Bajerni i Munihut kishte kërkuar nga Milani 35
milionë euro, plus transferimit përfundimtar të Masimo Odos, për të lëshuar mesfushorin e njohur të Bajernit, francezin Frenk Riberi.

(12:10) SHTYPI ANGLEZ -  Mediat angleze bënë të ditur se një delegacion i Mançester Sitit fluturoi drejt Milanos, me qëllimin e vetëm për të realizuar blerjen e Kakasë. Objektiv është dhe presioni ndaj lojtarit, pasi një ofertë e majme është bërë edhe nga ana e Realit të Madridit.

(12:30) BABAI i KAKASË – Në Milano mbërriti avioni që mbante në bord babain-menxher të lojtarit kuqezi.

(13:10) DAMIANI – Agjenti Oskar Damiani pohoi për radion “Anch’ io Sport” se shifra i kalon 100 milionët e deklaruar, por Kaka ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë.

(13.16) TAKIMI – Berluskoni e Galiani biseduan se çfarë do të bëjnë me Kakanë, përpara se të takohen me Bosko Leiten, babain-menaxher të lojtarit.

(13:30) MAN.SITI – Klubi anglez bëri të ditur se kishte Kreig Belami i Uest Hamit kishte kryer vizitën mjekësore dhe se “çekiçat” kishin pranuar ofertën prej 13 milionë eurisht të Sitit.

(13:45) TIFOZËT – Dhjetëra tifozë lënë mesazhet e tyre të firmosura në hyrjen e pallatit ku banon Kaka, duke kërkuar që idhulli i tyre të mos e lërë Milanin për Mançester Sitin.

(14:23) LIPI -  Trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi,  beson se Kaka do të qëndrojë te Milani.

(15:10) BABAI – Babai i Kakasë, Boske Leitë deklaroi se ka akoma shumë gjëra për t’u sqaruar me Milanin, në lidhje me të ardhmen e Kakasë.

(15:36) ZËDHËNËSI – Diogo Kotshko, zëdhënësi i Kakasë, pohoi se nëse Milani do të niste tratativat me Mançester Sitin, edhe Kaka do të merrte më pas një vendim të tij, por çdo gjë varet se çfarë projekti ka Siti për të ardhmen e skuadrës, duke parë edhe paratë që kanë sheikët.

(15:51) SAKI – Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, pohoi se nëse me paratë e fituara nga shitja e Kakasë,
Milani do të blejë tre-katër lojtarë, do të ishte strategji e gabuar. “Kaka ka vetëm një”.

(16:20) PROTESTA – Nisën pranë selisë së Milanit, protestat e tifozëve për të mos e shitur Kakanë te Mançester Siti.

(17:15) DE JONG – Mançester Siti nuk ndalet, pasi Belamisë. Hamburgu komunikoi se kishte pranuar ofertën e Sitit për mesfushorin holandez De Jong për 18 milionë euro.

(17:25)  TELEFONATA – Midis trajnerit të Mançester Sitit, Mark Hjuxh, dhe Riki Kakasë u zhvillua një bisedë. Kaka e falënderoi Hjuxh për telefonatën, por sipas njezërve të brazilianit, Kaka kishte qëndruar shumë i ftohtë.

(18:03) TAKIMI – “Milan Channel” bëri të ditu se u mbyll takimi midis Galianit dhe babait të Kakasë, Bosko Leite, por pa dhënë asnjë detaj.

(19:15) TAKIMI – Pas bisedës me Galianin, babai i Kakasë, bisedoi me presidentin ekzekutiv të Mançester Sitit, Geri Kuk.

(20:00) KAKA – Futbollisti i Milanit shkon në shtëpi, duke mbajtur në krah bluzën e tij kuqezi. Tifozët e Milanit: “Gjashtë vite nuk harrohen, qëndro me ne kapiten”.

E Hene, 19 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›