Flota ajrore, qeveria do bleje 5 helikoptere Kugar

Ai u shpreh pak i deshperuar ne Tirane qe investitoret franceze nuk jane shume te pranishem ne Shqiperi, sidomos ne fushen e infrastruktures dhe u angazhua qe kjo gjendje te ndryshoje. Por nese ne infrastrukture prania franceze mund te jete e dobet, kjo nuk mund te thuhet per disa fusha te tjera.
Ne fushen e teknologjise, Qeveria Shqiptare i ka besuar Sagem-it francez nje nga projektet e saj me te rendesishme, prodhimin e kartave te identitetit dhe ate te pasaportave biometrike. Por jo vetem kaq, francezet bashke me gjermanet kane fituar edhe nje tjeter tender te madh ne fushen e mbrojtjes. Behet fjale per nje shumen prej 80 milione eurosh me ane te te cilave Shqiperia do te bleje 5 helikoptere te tipit “Kugar” per Ushtrine Shqiptare tek EADS, nje nga koorporatat me te medha ne bote per prodhimin e avioneve, perfshire te famshin Airbus dhe helikopetereve civile e ushtarake, por dhe raketave hapesinore.
Qellimi i blerjes se 5 helikopetreve ushtarake eshte plotesimi i Flotes Ajrore Shqiptare me helikoptere moderne, nje nga standartet e nje vendi anetar te NATO-s. Per t’u kompletuar e gjithe flota ajrore, ekspertet thone se duhen dhe 12 helikopetre te tjere, por tani per tani edhe sepse ky operacion kushton, nuk ka ndonje levizje tjeter nga Qeveria Shqiptare.