Moratoriumi, qeveria e shtyn edhe tre vjet

Kryeministri Berisha tha se, nuk u regjistrua asnje viktime nga 420 shtetas shqiptare qe humben jeten ne det drejt Italise, perpara vendosjes se ketij moraturiumi. “Per te parandaluar krimin dhe mafien ne e zgjasim edhe tre vjet te tjera dhe do ta bejme vazhdimisht sa te jemi ne pushtet kete moratorium. Mjetet e shpejta te lundrimit nuk kane asgje te perbashket me turizmin, por jane industri e mafies dhe trafiqeve”, tha Berisha.
Nderkohe, 1350 metra katroret e Parkut Rinia, qeveria i rikthen ne pronesi Ministrise se Transporteve dhe Rregullimit te Territorit. Kryeministri tha se, kjo toke ishte pervetesuar nga Bashkia e Tiranes pa te drejte. “Cbehet vendimi qe pervetesoi token ne zemer te Tiranes jashte cdo lloj kompetence te Keshillit Bashkiak. U pervetesua me nje cmim qesharak ne nje kohe kur toka nuk ka qene private, as e Bashkise se Tiranes, por prone publike”, pohoi kryeministri.
Ne mbledhjen e radhes se qeverise eshte dhene vendimi per shperndarjen e shperblimeve per 250 te perndjekurve politike si dhe u krijua forca speciale prane Inspektoratit te Policise Ndertimore. Kryeministri Berisha tha se nuk do te tolerohet me qe raste si pallati qe ra ne Gjirokaster, te marre jete njerezish.