E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Kakavijë. Lëvizja pa probleme

Gjatë ditës së sotme kanë hyrë për në Shqipëri 5600 persona dhe 1350 automjete, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek 4120 persona me 700 automjete. 

GJIROKASTER- Fluks emigrantesh në në piken kufiatare te Kakavijes.Edhe gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar vazhdon të jetë i lartë fluksi i ardhjes së emigrantëve për pushime në vendin tonë, por edhe i kthimit të tyre ne vendet e punës.

Gjatë ditës së sotme kanë hyrë për në Shqipëri 5600 persona dhe 1350 automjete, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek 4120 persona me 700 automjete. Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe 6 në dalje ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje për në Shqipëri dhe 4 sportele në hyrje për në Greqi.

Sipas burimeve nga Policia Kufitare e Kakavijes mësohet se ky fluks emigrantësh ka qenë i përballueshëm dhe nuk ka shkaktuar radhë te gjata ndërsa behet e ditur se janë marrë masa për tju krijuar lehtësirat e mundshme ligjore emigrantëve dhe turistëve të huaj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›