E Shtunë, 31 Tetor 2026

AH1N1, vaksina kundër virusit gati në tetor

Aktualisht vaksina është duke u testuar në grupe vullnetare nëpër botë ndërsa pritet që në muajin tetor kjo vaksinë të dalë në përdorim të gjerë 

TIRANE- Ndonëse prej muajsh shume shtete ne bote janë prekur nga virusi A/H1N1 duket ende e largët dita e prodhimit dhe e përdorimit të vaksinës kundër këtij virusi.

Shefi i epidemiologjise ne ISHP, Dritan Ulqinaku, thotë se aktualisht vaksina është duke u testuar në grupe vullnetare nëpër botë ndërsa pritet që në muajin tetor kjo vaksinë të dalë në përdorim të gjerë. Ulqinaku tregon se kategoritë e para të cilat do të përfitojne vaksinimin janë gratë shtatzëna, personeli mjekësor dhe njerëzit me probleme imunitare të organizmit të tyre

Sipas Ulqinakut, Instituti i Shëndetit Publik po punon per identifikimin e rasteve të tjera me virusin A/H1N1 ndersa per momentin 16 është numri zyrtar i të infektuarve nga virusi i gripit të derrit.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›