E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks kosovaresh ne Morine per te kaluar fundjaven ne Shqiperi

Sezoni turistik nuk ka filluar ende zyrtarisht, por numri i banoreve te Kosoves qe duan te kalojne fundjaven ne Shqiperi, eshte rritur ndjeshem. Ne doganen e Morines ne Kukes jane shtuar sportelet.

Fundjavat i kalojne ne Shqiperi.

Atraksioni i qyteteve si Durresi, Kruja, Berati. Lezha, Gjirokastra Tirana jane pjese e guidave per organizime masive te qytetareve kosovare.

Ne Doganen e Morines fluksi i tyre eshte shtuar ndjeshem.

Por pa rrugen e Kombit keto udhetime do te mungonin.

Kete aks zgjedhin per te shkuar edhe drejt Malit te Zi.

Kjo do te thote edhe ngarkese per Policine Kufitare ne Kukes.
Fundjava katerfishon numrin e udhetareve krahasuar me ditet e zakonshme.
Per kete qellim punohet me gjashte sportele ne dite,e ne raste te vecanta ka edhe sportele shtese.
Ne prag te sezonit turistik jane rritur masat e gadishmerise.
Ne segmente te caktuara te autostrades ka postoblloqe.
Pervec kontrolleve, policia keshillon perdoruesit e rruges per cdo te papritur gjate udhetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›