E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percahet Shoqata e Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, mbledh ansamblen e parë vjetore…edhe pse janë mbi 180 anëtarë, në takim erdhën rreth 50 prej tyre…të cilët i kishte nderuar me ardhjen e tij Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve z.Gerhard Reissner…gjatë takimit u vendos që kjo shoqatë, të luaj rolin e avokatit mbrojtës të gjyqtarëve që do të procedohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por pavarësisht këtyre vendimeve, anëtarët e bordit drejtues, tashmë janë përçarë, duke akuzuar njëri-tjetrin se po përdoren nga politika.

Por punët e shtëpisë për kryetarin e bordit drejtues të kësaj shoqate po shkojnë mirë dhe pretendimet e gjyqtarit Hoxha, sipas, tij janë importuar nga politika..

Pavarësisht deklaratave mes tyre, takimi vijoi normalisht ku gjyqtarëve të pranishëm I foli edhe kryetari I Gjykatës së Lartë, gjyqtari Xhezahir Zaganjori, që kërkoi nga gjyqtarët të jenë transparent dhe të drejt në vendimmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›