E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks lëvizjesh çdo ditë të javës/ Mbi 30 mijë shtetas kalojnë Morinin drejt Shqipërisë në 24 orët e fundit

Edhe pse ndodhemi gati në fund të sezonit veror lëvizjet në doganën e Morinit vazhdojnë të jenë të larta.

Vetëm fundjavën që lamë pas mbi 70 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit mbi 30 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri me qëllim kryesisht pushimet në bregdet.

Ndërkaq edhe parashikimet e meteorologëve për përkeqësim të kushteve të motit, vranësira, ulje temperaturash apo reshjesh shiu nuk kanë ndikuar për ndryshimin e planeve për shqiptarët e Kosovës.  

Pavarësisht fluksit të lartë në doganën e Morinit, nuk krijohen radhë pritjeje për shkak të lëvizjeve të lira pa kontrolle bazuar në marrëveshjen për sezonin veror midis dy qeverive, Shqipëri Kosovë.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Rrugën e Kombit pasi kryesisht në mëngjes dhe pasdite krijohet trafik, sidomos te ura e Drinit të Zi në Kukës, etj, gjithsesi edhe  kjo situatë nuk i pengon shqiptarët e Kosovës.   

Në doganën e Morinit  po proçedohet me kapacitet të plotë, me 12 sportele, 6 në hyrje dhe 6 në dalje.

Gazetare: B. Gërmizi  

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›