Rama: 816 infermierë janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti

816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar gjatë këtij viti në qendra shëndetësore dhe spitale. Kryeministri Edi Rama shprehet se punësimi i tyre ka ndodhur me meritë, përmes portalit online “Infermierë për Shqipërinë”.
Ndërkohë në këtë portal kanë aplikuar gjithashtu mbi 2500 profesionistë të shkencave mjekësore teknike.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti, përmes portalit online “Infermierë për Shqipërinë”, në qendra shëndetësore dhe spitale, nga veriu në jug, për të shërbyer sa më pranë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/