Fluks në doganën e Bllatës, shqiptarët i drejtohen Maqedonisë së Veriut për blerje

Dogana e Bllatës në Dibër në këto ditë të fundit të vitit është përballur me një fluks lëvizjesh në dalje.
Shumë qytetarë të Dibrës, Bulqizës dhe Matit po shkojnë në Maqedoninë e Veriut jo për të kaluar festat, por për të bërë blerje.
Sipas tyre, çmimet e produkteve atje janë më lirë se në tregun shqiptar.
“Ushqimet dhe çdo gjë tjetër janë shumë më lirë atje se tek ne. Te ne nuk hahen portokalle, mandarina, shkojmë i marrim atje.”
“Këtu nuk preken ushqimet, nuk e dimë a hahen apo jo, nuk kontrollohen.”
“I bie 110 lekë, ka diferencë 70 lekë, nafta.”
Në doganën e Bllatës po punohet vetëm me një sportel, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh në dalje./vizionplus.tv