Unaza e Madhe hapet nesër, Balluku: Puna në kantier nuk është ndalur as gjatë natës

Unaza e Madhe e Tiranës ka marrë formën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur nesër.
Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.
“Ndërkohë që kryeqyteti flinte, puna në kantierin e Unazës së Madhe nuk ndalet as gjatë natës së ftohtë. Vetëm 1 ditë larg hapjes së madhe!”, u shpreh ministrja Belinda Balluku në rrjetet sociale.
Projekti do të përmbajë edhe rrugë për këmbësorë dhe hapësira të gjelbra.
Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet për qarkullim pasditen e të hënës, rreth orës 16:00./vizionplus.tv