E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks pushuesish nga Kosova 30 mije vete hyjne ne 24 ore ne Morine

Qe pas muajit te shenjte te Ramazanit, fundjavat jane shume here me te ngarkuara persa i perket fluksit te kalimeve ne Morinë. Ne oret e para te kesaj fundjave kane hyre me shume se 12 mije shtetas kosovare, kurse gjate  24 oreve numri i hyrjeve i kalon 30 mije...... Ky fluks ne fakt vihet re pothuajse cdo dite e jo vetem ne fundjava. Kjo edhe per shkak te perqendrimit te pushimeve nga emigrantet kosovare, por edhe per shkak te kohes se mbetur te muajit gusht ,me te cilin kosovaret permbyllin edhe sezonin turistik.   Policia kufitare e Kukesit po punon me shtate sportele duke shmangur edhe radhet e gjata.

Kapshticë, emigrantët në radhë, pala greke punon me një sportel në fundjavë Qindra emigrante qendrojne ne radhe prej disa oresh ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, ne te dy anet e kufirit. Mesohet se radhet jane krijuar pasi pala greke po punon vetem me 2 sportele, 1 ne hyrje dhe 1 ne dalje. Per kete arsye, procesi kontrollit te dokumentacionit eshte teper i ngadalte Numri i larte i hyrjeve dhe daljeve e ka renduar me tej situaten. Por kjo gjendje perseritet thuajse cdo fundjave, edhe per faktin se pala greke punon me më pak sportele ne ditet e pushimit. Ky shqetesim eshte ngritur disa here nga pala shqiptare, por nuk ka gjetur ende zgjidhje. Per pasoje udhetareve, emigranteve apo pushuesve, u duhet te presin me ore te tera per te kaluar ne kufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›