E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama fjalim ne radio

Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara kanë ecur mirë në zbatimin e ligjit për kujdesin shëndetësor të përballueshëm, i njohur gjithashtu si "Obamacare", duke siguruar mbulime shëndetësore me kosto të ulët për miliona amerikanë.
Gjate fjalimit javor ne radio Presidenti tha se duke filluar nga 1 tetori, qytetarët amerikanë të cilët nuk janë të siguruar do të mund të blejnë sigurim shëndetësor duke zgjedhur mes disa programeve të ndryshëm. Ai shtoi se kompanitë e sigurimeve nuk mund të refuzojnë të mbulojnë qytetarët ose t'i bëjnë të paguajnë më shumë për shkak të sëmundjeve që mund të kenë patur para se të blinin sigurim shëndetësor.
Presidenti Obama tha se sigurimi shëndetësor ndikon në sigurinë ekonomike të miliona amerikanëve. Ai theksoi se sigurimi shëndetësor nuk është një privilegj, por një e drejtë. Presidenti akuzoi një grup republikanësh të Kongresit, të cilët, tha ai, po bëjnë gjithçka për të ngatërruar njerëzit dhe po kërcënojnë të shkaktojnë mbylljen e agjencive qeveritare nëse nuk bëhet ajo që kërkojnë ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›