E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks turistësh në Bylis – Me pamjen tij piktoreske, parku arkeologjik tërheq vizitorët e huaj

Një numër i madh turistësh është  vërejtur në fundjavë në  në parkun arkeologjik të Bylisit. I njohur si qyteti me i madh i Ilirise se Jugut, i ngritur në kodren e lartë të  Hekalit dhe me një  pamje piktoreske, ai eshte grishes per shume vizitore me se shumti te huaj.

Biletashitës në parkun e Bylisit, Joan Elmazaj u shpreh për RTSH-në, se “Kohërat kanë ndryshuar dhe janë bërë shumë rregullime që njerëzve u pëlqen”.   

Xhesika, vizitore nga kanadaja shprehet tejet e impresionuar.

“Shqipëria është vendi i 36 që kam vizituar në këto tre vite. Unë vetëm udhëtoj në vende të ndryshme. Natyra këtu është një befasi e mrekullueshme për mua”.

Një tjetër turiste që flet para kamerës tonë është Magdalena.

“Unë jam nga Londra. Jam pjese e nje grupi ku ka dhe arkeologë anglezë dhe australianë të interesuar për historinë.  Më ka pëlqyer shumë vendi juaj, ndaj dhe jam kthyer për herë të dytë këtu. Hera e parë që unë e vizitova Shqipërinë ka qenë vjeshta,  muaji tetor i vitit të kaluar. Tani në është akoma edhe më bukur. Njerëz mikpritës, pranverë e mrekullueshme plot lule dhe ngjyra”.

Parku Arkeologjik I Bylisit vazhdon të jetë gjithnjë në vëmendjen e vizitorëve nga ccdo kënd i botës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›