E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serie B/ Shpendi prish “agjërimin” dhe shënon gol, por Çezena dorëzohet përballë Juve Stabias

Dita e sotme ishte speciale për Kristjan Shpendin, i cili shënoi gol në humbjen e pësuar nga Çezena në “Manuzzi” përballë Juve Stabias.  

Miqtë shënuan të parët falë një autogoli të Mangraviti (21’) dhe Adorantes (53’).

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit barazuan falë golit të Kristjan Shpendit, i cili iu gëzua golit të parë për këtë vit në të 57’. Për sulmuesin shqiptar kjo ditë është e veçantë pasi nuk përshëndeste portën rivale që prej dhjetorit të kaluar. Në 31 javë Çezena ka grumbulluar 42 pikë dhe mban vendin e tetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›