E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në pikat e kalimit kufitar në Gjirokastër, 8684 hyrje-dalje në 24 orët e fundit

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/  Një fluks i lartë udhëtarësh u shënua ditët e fundit në Pikat e Kalimit Kufitar të qarkut Gjirokastër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin (DVKM) Gjirokastër thanë për ATSH-në se “në tre pikat kufitare të qarkut Gjirokastër, ditën e djeshme janë përpunuar 8684 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7109 në hyrje dhe 1575 në dalje dhe 2562 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2048 në hyrje dhe 514 në dalje”.

Sipas DVKM Gjirokastër, shërbimet e Stacionit të Pikës Kufitare Kakavijë kanë përpunuar 8448 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 6948 në hyrje dhe 1500 në dalje, si dhe 2458 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1977 në hyrje dhe 481 në dalje. Ndërsa për qëllime turistike në këtë pikë kanë hyrë 337 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Pikës Kufitare Tre Urat kanë përpunuar 223 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 154 në hyrje dhe 69 në dalje, si dhe 102 mjete në hyrje – dalje, nga të cilët 70 në hyrje dhe 32 në dalje. Për qëllime turistike tek Tre Urat kanë hyrë 1 shtetas.

Ndërsa shërbimet e SPK Sopik kanë përpunuar 13 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 7 në hyrje dhe 6 në dalje.

Sektori i Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Janë vendosur në total 65 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›