Fluks udhëtarësh në pikat kufitare, mbi 5 mijë persona hyjnë nga Kapshtica në 24 orë

Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.
Sipas policisë kufitare gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5 140 shtetas dhe kanë dalë 4 270 të tillë.
Ndërkohë në Qafë-Thanë ka pasur një rënie të lehtë të udhëtarëve, ku kanë hyrë 2 890 dhe kanë dalë 2 057 shtetas.
Për të përballuar fluksin sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritetet shqiptare kanë punuar me sportelet e plota, duke i alternuar gjatë ditës në varësi të fluksit.
Po ashtu edhe pala greke ka punuar me dy sportele në hyrje dhe në dalje.
Gazetar: Ll. Saro
/RTSH/