E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fluks virozash tek fëmijët, mbizotërojnë infeksionet bakteriale, ulen rastet me COVID-19

Qendrat shëndetësore dhe spitalet po përballen me fluks fëmijësh të prekur nga virozat e stinës së verës. Mjekët thonë se moshat më të prekura janë ato nga 1 deri në 4 vjeç dhe se aktualisht mbizotërojnë infeksionet bakteriale.

Mjeku pediatër Bektash Mandri thotë se ka pasur edhe raste të shtuara me viroza të tjera.

Sa i përket situatës së Covid-19 mjekët pediatër thonë se ka rënie të numrit të infektimeve të fëmijëve.

Pediatrit këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes më temperaturën e lartë të fëmijëve si dhe këshillojnë që të mos përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›