E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks vizitorësh në muzetë e Korçës, mbi 21 mijë vizitorë në 6 muajt e parë të këtij viti

Korça mbetet destinacioni i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha stinët e vitit. Por muajt e verës shënojnë numrin më të lartë të vizitorëve. Ndërkohë që prej fillimit të këtij viti e deri tani muzetë e Korçës janë vizituar nga mbi 21 mijë persona.

Për Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar ata që tregojnë më shumë interes janë turistët e huaj nga shtete të ndryshme të Europës.

Sa i përket Muzeut të Arsimit ai vizitohet kryesisht nga turistët vendas, por nuk mungojnë edhe ata nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, teksa Muzeu Arkeologjik frekuentohet më shumë nga të huajt.

Shifrat zyrtare tregojnë se Korça ka mikpritur deri tani gati dyfishin e turistëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa pritet që edhe muajt në vijim të shënojnë një numër të lartë vizitorësh.

Gazetar: M. Qirjaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›