E Martë, 3 Nëntor 2026

Karta e Studentit, Bashkia Korçë aplikon për ta bërë atë pjesë të rrjetit europian

Para pak kohësh në Korçë u bë realitet Karta e Studentit, përmes së cilës studentët përfitojnë tarifa të reduktuara dhe akses falas në shërbime të ndryshme në qytet.

Shumë shpejt kjo kartë pritet të jetë pjesë e rrjetit europian që menaxhon përfitimet e studentëve nga të gjitha vendet e Europës, duke u dhënë mundësi edhe studentëve të universitetit të Korçës të përfitojnë shërbime e lehtësira të tjera.

Karta e Studentit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Këshillit Studentor, teksa pritet që përveç tarifave të reduktuara për shërbimet që ofrohen nga institucionet publike, të përfshihen edhe shumë të tjera që i takojnë sektorit privat, kjo falë përpjekjeve të bashkisë për të negociuar me bizneset lokale.

Gazetare: E. Fili            

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›