E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi i emigranteve, vala tjeter ne fundjave

KAKAVIJE - Fluksi i emigranteve shqiptare, qe vijne per te festuar Vitin e Ri prane familjeve te tyre, vazhdon te rritet. Gjate 48 oreve te fundit, permes pikes se kalimit kufitar te Kakavijes, kane hyre mbi 15 mije emigrante shqiptare. Gentian Mullai, zedhenes i Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres, tha dje se numri i emigranteve qe hyjne cdo dite permes kesaj pike te kalimit kufitar, eshte rritur dhe shtimi i sporteleve ka ndikuar qe situata te paraqitet ne parametra normale. Sipas Mullait, gjate fundjaves pritet nje tjeter fluks i emigranteve shqiptare dhe numri i tyre do te jete akoma me i madh. Gjithashtu, per lehtesimin e levizjes se udhetareve, gjate kesaj periudhe ne kete dogane eshte rritur edhe numri i punonjesve me synim minimizimin e radheve te gjata. Ne kufirin Shqiperi-Greqi ne Qarkun e Gjirokastres funksionojne dy pika kufitare, ajo e Kakavijes dhe e Tre Urave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›