Fluksi i turistëve, kaos trafiku në jug
Pothuajse në të shumtën e rrugëve nacionale në jug të vendit, veçanërisht në Vlorë, ka pasur trafik të dendur duke lënë udhëtarë për orë të tëra nëpër rrugë.
Aksi më problematik ka qenë ai Dhërmi-Jalë, Ujë i ftohtë-Radhimë, Fier-Vlorë, etj. Situata është ndërlikuar nga fluksi i madh i pushuesve në këtë zonë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës. Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë rrugore, situata ka vijuar të jetë e tillë edhe për gjatë ditës së diel.
Pushuesit në ikje dhe në ardhje, si dhe mungesa e vendeve të parkingut, ka bërë që situata të rëndohet në shumë rrugë përbri Jonit. Situata është e njëjtë edhe në zonën e Palasës.
Madje, policia ka deklaruar edhe oraret kur ka trafik tejet të dendur. Pikat më kulmore janë në mëngjesi nga ora 9.30 deri ne 10.30 dhe për darkën nga ora 19.30 -21.00. Pothuajse të njëjtat orare janë edhe Durrës.
Policia e Shtetit: Rëndim jo bllokim trafiku në Vlorë
Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmin e publikuar sot për bllokim të rrugës në Palasë, duke e konsideruar këtë një lajm të pasaktë.
Në një njoftim për shtyp, të zëdhënëses të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se për shkak të sezonit turistik në këtë aks rrugor ka rëndim të trafikut, por jo bllokim të tij.
"Për të menaxhuar sa më mirë trafikun në këtë aks dhe në të gjitha akset rrugore janë angazhuar shërbimet e policisë rrugore", thuhet në këtë njoftim për shtyp.