E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina, trajneri Batista rikthen Zanetin e Kambiason

Batista është emëruar përkohësisht në krye të bardhekaltërve pas largimit të Diego Armando Maradonës, por me shumë mundësi do të konfirmohet deri në botërorin e vitit 2014. E në kombëtaren e tij do të ketë vend edhe për dy futbollistët e Interit: Havier Zaneti dhe Esteban Kambiaso, të dy të lënë jashtë nga Maradona.

Vetë argjentinasi e konfirmoi këtë gjatë një programi radiofonik: “Janë dy futbollistë që kanë përvojë të madhe mbi supe dhe mund të japin ende shumë për kombëtaren. Kambiaso është një lojtar i madh. është inteligjent dhe shumë mirë mund të bëjë trajnerin në fushën e lojës”.

Me shumë mundësi rikthimi i Zanetit dhe Kambiasos do të ndodhë në miqësoren me Spanjën më 7 shtator, e para nga katër ndeshjet që Batista ka në dispozicion deri në fund të vitit për të bindur drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit t’i besojnë stolin e kombëtares për katër vitet e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›