Fluksi, shqiptarë nga të gjitha trojet drejt Tiranës dhe Vlorës

Pamje nga Rruga e Kombit rreth orës 19:00 te dites se sotme
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga 28 Nëntori, ku vendi do të arrijë kulmin e fetimeve me rastin e 100 vjetorit, duket se shqiptarët e të gjithë trojeve kanë zgjedhur për të ardhur në Shqipëri.
Gjatë orëve të fundit ka patur një fluks gjithnjë e në rritje të shqiptarëve të Kosovës të cilët hyjnë nga pika e kalimit kufitar të Morinës, në Kukës. Fotot që po ju përcjellim i përkasin dy orëve më parë, ku raportohet se të organizuar me anë të autobusëve apo edhe me makina personale, është i madh numri i udhëtareve drejt Tiranës dhe Vlorës.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare kanë vizituar Tiranë, Vlorën dhe qytete të tjera të vendit për të qenë pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e organizuara me këtë rast.
Mësohet se edhe nepermjet pikave te tjera kufitare numri i qytetareve qe hyjne ne Shqiperi eshte i madhe.
