E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përurohet shtatorja e Adem Jasharit

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari është përjetësuar në bronz, në kryeqytetin shqiptar.  Bashkia e Tiranës, ka organizuar një ceremoni ushtarake për zbulimin e shtatores,   6 metra të lartë. Krahas truprojës së nderit të ushtrisë shqiptare, merrnin pjesë edhe 23 ushtarakë të forcës së sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Kryeministri i  Kosovës Hashim Thaci, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe zoti Rifat Jashari kanë zbuluar shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.

Më pas, personalitetet e larta, të ardhura nga të gjithë trojet shqiptare, Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Kryeministrat Berisha e Thaçi, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, familja Jashari, ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kosovës, Kryetari i BDI Ali Ahmeti, Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa vendosën kurora me lule, para shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Adem Jashari

Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, me një emocion të veçantë, edhe për shkak të lidhjes së gjakut me Drenicën e Adem Jasharit, deklaroi se  Tirana është sot krenare, që e ka Adem Jasharin sërish në gjirin e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›