E Enjte, 5 Nëntor 2026

Flutura Açka del kundër Alibeajt/ “Bylykbashi, Shehu, Këlliçi, dhe Shehaj i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”

Vendimi i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin nga grupi parlamentar i Belind Këlliçit, Tritan Shehut, Agron Shehajt dhe Oerd Bylykbashit nuk është pritur mirë në rradhët e demokratëve.

Flutura Açka, një mbështetëse e grupit “Alibeaj” ka dalë kundër këtij vendimi.

Ajo shprehet në një postim në Facebook, se 4 kolegët e përjashtuar i bëjnë nder çdio grupi parlamentar.

Veprimin e Alibeajt, deputetja e cilëson si marrëzia e vogëlsisë.

“Marrëzia e vogëlsisë

A jeni në metro?

Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan Açka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›