Fluturim shumë i gjaaaaaatë
Është detyra e DARPA (Agjencia e kërkimit dhe Mbrojtjes), të mendojë ide të reja dhe të vlefshme për njerëzimin. Ideja më e re quhet Vulture (Grabiqari). Një avion robot ose satelit fluturues që nuk shpenzon energji, i cili mund të qëndrojë në fluturim për 5 vite ose më shumë, pa patur nevojën për tu ulur në tokë.
Ndonjëri nga ju do të pyesë. Pse duhet ky avion? Kjo pasi satelitët të cilët janë hedhur tani në orbitë kushtojnë qindra milionë dollarë. Pse duhet të shpenzohet kaq shumë kur mund të gjenden mënyra alternative? Nëse policia kërkon të vëzhgojë një zonë të caktuar, ose nëse një kompani kërkon të dërgojë sinjale te klientët e saj, mund të përdoren shumë mirë këto avionë që fluturojnë 12-20 milje afër tokës dhe jo satelitët të cilët ndodhen mijëra milje lart në atmosferë.
DARPA në deklaratën e saj thotë se: “Objekti i programit Vulture është zhvillimi i një avioni të aftë të qëndrojë në ajër për 5 vite, pa patur nevojën për tu ulur në tokë, me qëllim vëzhgimin, studimin apo komunikimin për një punë të caktuar.
Teknologjia duhet të përparohet me qëllim menaxhimin e energjisë dhe sigurimin e teknologjisë që avioni të operojë për 5 vjet radhazi në hapësirë.
Një version i mundshëm, i ashtuquajtur Odysseus (fotografia e shkrimit), vjen nga Aurora Flight Sciences.inc, një kompani me bazë në Virginia e specializuar në avionët ushtarakë. Ajo ka një kontratë me DARPA me qëllim ndërtimin e një avioni që mund të fluturojë për vite me radhë. Pyetjet që shtrohen janë: Energjia e avionit a do të mund të gjenerohet nga dielli? A mundet avioni ta marrë elektricitetin nga toka nëpërmjet mikrovalëve të marra periodikisht? Si mund të ndërtohet një avion, i cili duhet të qëndrojë në një lartësi ku temperaturat nuk janë të përshtatshme dhe atmosfera nuk të mbron ashtu si në tokë?.
Ide të ngjashme në të kaluarën kanë rezultuar me shkatërrimin e avionit. Nëse këtë herë eksperienca do të jetë e suksesshme, DARPA thotë se avioni do të fluturojë shumë lart aq sa do të jetë e pamundur të shikohet nga toka dhe aq më tepër nuk do të mund të dëgjohet nga asnjë.