E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluturon helikopteri i parë civil i prodhuar tërëisht në Kinë



Helikopter i parë civil i prodhuar tërëisht në Kinë ka zhvilluar fluturimin e parë të inagurimit të enjten. Lajmi është bërë i ditur nga Televizioni Qendror shtetëror i Kinës. Helikopteri i tipit AC313 është zhvilluar dhe prodhuar nga Korporata e industrisë së Aviacionit të Kinës dhe mund të transportojë deri në 27 pasagjerë ose një peshë deri në 13,8 ton.
Helikopteri i ri është projektuar për t'u përdorur për misionet e shpëtimit nga Tornadot, nga zjarret në pyje dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
Kina është e prirur për të investuar në industrinë e hapësirës ajrore me qëllim, reduktimin e varësisë së saj ndaj kompanive të aviacionit Boeing dhe Airbus. Pekini po synon gjithashtu prodhimin e avionëve të mëdhenj të pasagjerëve që mund të transportojnë më shumë se 150 njerëz, dhe në gjendje të mbajnë mbi 100 ton mallra apo ngarkesë. Në 2009-të, Kina realizoi prodhimin e e avionit të parë reaktiv, Jet C919, një prodhim i financuar korporata comerciale Aircraft e mbështetur nga qeveria. Ky avion është planifikuar qe fluturimin e parë ta kryejë në vitin 2014. Analistët thonë se prodhuesit kinezë të avionëve do të përballen me konkurrencën e ashpër nga kompanitë ndërkombëtare si dhe me sfidat teknike në këtë treg të prodhimit të brendshëm vendas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›