E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Vizita e Metës në Beograd i shërben fqinjësisë së mirë


Vizita e Ilir Metës në Beograd i shërben fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu e vlerësoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vizitën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta në Serbi duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në Bashkimin Evropian duke lënë pas armiqësitë e vjetra.

"Mendoj që vizita e zotit Meta në Beograd është një kontribut i Shqipërisë në forcimin e raporteve me vendet e rajonit, të Ballkanit perëndimor. Që synim i të gjithëve është që edhe ky rajon më në fund të marrë rrugën e integrimit të plotë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se me hasmëri shekullore nuk mund të arrihet as paqe, as siguri e s stabilitet", u shpreh Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›