E Diel, 1 Nëntor 2026

Foda shpall listën e futbollistëve për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

PRISHTINË, 20 mars /ATSH/ Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur sot listën për ndeshjet e play-off-it për kualifikim në Botërorin 2026.

Përzgjedhësi Foda nuk mund të llogarisë në formacion kapitenin Amir Rrahmanin si dhe Leon Avdullahun dhe Muharrem Jasharin.

U kthyen Florent Hadërgjonaj dhe Vesel Demaku.

Kosova të enjten e ardhshme luan në Bratislavë me Sllovakinë, ndërsa më 31 mars në Prishtinë luan me Turqinë ose Rumaninë.

Nëse fitohet ndeshja e 26 marsit me Sllovakinë, ndeshja e 31 marsit në Prishtinë do të jetë finale e play-off-it për kualifikim në Botëror. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›