Foden, MVP i Premier: Katër tituj radhazi, askush si ne

Phil Foden u zgjodh MVP i Premier League 2023/24 dhe vendosi ndeshjen e fundit të kampionatit me një dygolësh, atë që i dha Manchester City-t titullin e katërt radhazi: “Është shumë e vështirë ta shprehësh me fjalë, por jemi në librin e historisë. Asnjë ekip nuk e ka bërë ndonjëherë dhe ne mund të shohim se çfarë do të thotë për tifozët, çfarë do të thotë për ne”, deklaroi sulmuesi anglez në fund të ndeshjes kundër Ëest Ham.
“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment. Asnjë ekip nuk ka fituar katër kampionate radhazi më parë, ne jemi të parët që e bëjmë këtë. Unë jam pa fjalë të jem i sinqertë dhe jam absolutisht i shkatërruar. Kemi luftuar deri në ditën e fundit dhe ato përvoja na ndihmuan: sot ne thjesht luajtëm futbollin tonë dhe në fund u shpërblyem”.