E Diel, 1 Nëntor 2026

Foka e Mesdheut vërehet në ujërat e Karaburun-Sazanit

Foka e Mesdheut (Monachus monachus), një specie e rrallë dhe e rrezikuar sipas Listës së Kuqe Shqiptare dhe konventave ndërkombëtare, është parë sërish në ujërat pranë gadishullit të Karaburunit.

Sipas peshkatarëve të Radhimës, fokja u vërejt duke u ushqyer me një oktapod, një shenjë që tregon se ajo mund të jetë banore e përhershme e zonës dhe jo thjesht kalimtare.

Ky shikim i ri i fokës së Mesdheut jep shpresë për ruajtjen e popullsisë së kësaj specie të rrezikuar dhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së habitatit të saj në Parkun Detar Karaburun-Sazan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›