E Diel, 1 Nëntor 2026

Foltorja e PD-së, Berisha me qytetarët e Kamzës. Akuzon qeverinë për keqpërdorim masiv të fondeve publike

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja me qytetarët në Kamzë akuzoi qeverinë, për keqpërdorim masiv të fondeve publike, duke marrë si shembull rrugën Qukës–Qafë Plloçë, Ai e krahasoi këtë projekt me Rrugën e Kombit, ku sipas tij, për të njëjtën mesatare, ka gjerësi më të madhe, dhjetëra ura dhe tunele të gjata.

“Rruga Qukës-Qafë Plloçë, loti i 3 i saj 9 km, 87 milion euro pa asnjë urë, pa asnjë tunel. 9 milion euro metri është në rrugën e Kombit e cila ka një gjerësi 27 metra dhe dhjetëra ura, ka tunelet më të gjata dhe mesatarja i shkon 9 milion euro. Kanë vjedhur dhe plaçkitur në mënyrën më të pabesueshme”, u shpreh Berisha.  

Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu lidhjet mes krimit, ndërtimit dhe zgjedhjeve, duke thënë se paratë e drogës dhe krimit shndërrohen në vota, ndërsa votat kthehen në ndërtime dhe leje të dyshimta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›