Fondacioni Friedrich Ebert mbeshtet ne procesin e integrimit europian te Shqiperise

Ne ceremonine e perkujtimit te 20 vjetorit te fillimit te aktivitetit ne Shqiperi te Fondacionit Friedrich Ebert FES qe u zhvillua ditet e fundit ne Tirane ra ne sy pjesemarrja e politikaneve kryesore te mazhorances dhe te opozites. Ne deklaratat e tyre pershendetese si kryeministri Sali Berisha ashtu dhe shefi i opozites Edi Rama shprehen mirenjohje per suportin qe kane marre nga ky fondacion gjerman per kontributin e projekteve ne dobi te konsolidimit te demokracise shqiptare dhe vecanerisht ne procesin e integrimit europian. Megjithese eshte nje institucion me orientim te caktuar politik ne Shqiperi gjate ketyre dy dekadave FES ka bashkepunuar me te gjithe spektrin politik.160
Konsolidimi i funksionalitetit te sistemit politik
Une mendoj se oferta jone ka qene e distancuar nga mjedisi bipolarizues e konfliktual politik qe zyra jone ne Shqiperi te mos bjere ne instrumentalizimin e njeres pale ose nga pala tjeter. Pavaresisht se ne qartesisht kemi orientimin socialdemokrat kjo nuk na ka penguar te punojme me perfaqesues te sektorit publik te institucioneve shteterore te pavaruara me shoqerine civile etj. Sepse ne fund te fundit fokusi yne kryesor qe nga fillimet e punes ketu ne Shqiperi ka qene dhe mbetet forcimi i institucioneve demokratike per te sjelle me shume ekspertize dhe pervoje nderkombetare per Shqiperine por dhe duke gjalleruar burimet e brendshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michael Weichert drejtor i Fondacionit Fridrih Ebert ne Shqiperi
Mbeshtetja jone ne 20 vite ka qene fleksibel gjithmone ne varesi te zhvillimeve dhe problematikes shqiptare. Duke nisur nga ceshtjet me bazike si permiresimi i kuadrit legjislativ ndertimi i institucioneve te pavaruara decentralizmi i pushtetit vendor mbeshtetje te iniciativave te shqoperise civile angazhimi i te rinjve etj. Kjo pershtatje me realitetin e ka bere me efektive axhenden tone me te prekshme. Konsolidimi i funksionalitetit te sistemit politik dhe i kultures demokratike ne politike mbetet nje nga anagzhimet thelbesore te FES ne Shqiperi- thote per DW drejtori i Fondacionit Michael Weichert.
Qysh nga fillimet e punes per FES-in gjallerimi i aktivitetit sindikal ka qene pjese e axhendes si nje nxitje e pjesemarrjes aktive te tyre ne transformimin e ekonomise dhe shoqerise. Sipas perfaqesuesve te Fondacionit Friedrich Ebert ne Shqiperi prej nje kohe te gjate eshte mbeshtetur me projekte trajnimi i personelit drejtues te sindikatave. Synimi per te ardhmen eshte qe keto trajnime te fokusohen me shume tek permbajtja dhe ana organizative dhe duhet te plotesohen me tej nepermjet mbeshtetjes se qellimte ne ceshtje kyce strategjike.
Mbeshtetje me projekte rajonale
FES ne Shqiperi ne dy vitet e fundit ka nisur mbeshtetjen dhe te projekteve dy ose shumeplaneshe rajonale. Duke e pare kooperimin rajonal si nje instrument te rendesishem per nje fqinjesi te mire dhe gjallerim te metejshem te marredhenieve politike ekonomike kulturore shkencore etj.
Para se gjithash duke nxitur marredheniet dy paleshe me shume ne nivel ekspertesh. Nje projekt i tille nisi vitin e kaluar mes Shqiperise e Serbise. Pas dy raundeve te takimeve qe u zhvilluan ne Beograd dhe ne Tirane ka filluar nje raundi ri debatesh me eksperte nga Shqiperia dhe Kosova. Ne qender te diskutimeve jane marredheniet dhe bashkepunimi kulturor politik dhe ekonomik. Ky projekt realizohet ne bashkepunim me Institutin Shqiptar per Studime Nderkombetare dhe Klubin per Politiken e Jashtme nga Kosova. Nje tjeter debat qe po pergatitet para fundit te ketij viti eshte mes Greqise dhe Shqiperise - thote per DW-ne Michael Weichert.
Procesi i integrimit europian si nje prioritet
Fondacioni Friedrich Ebert eshte mjaft i angazhuar ne procesin e integrimit europian te Shqiperise jo vetem ne partneritet me Ministrine e Integrimit por dhe me rrjetin e shoqatave joqeveritare qe punojne ne kete fushe. Levizja Europiane ne Shqiperi EMA eshte nje nga organizatat joqeveritare qe bashkepunon prej kohesh me Fondacionin. Gledis Gjipali drejtor ekzekutiv i EMA-s thote per DW-ne se partneriteti ka qene dhe eshte jetik per organizaten e tij pasi si nje strukture e re e dedikuar teresisht procesit te integrimit europian ajo e ka patur te veshtire te gjeje partnere brenda vendit te cilet i kushtojne rendesine e duhur ketij procesi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gledis Gjipali drejtor ekzekutiv i EMA
Fondacioni na dha mbeshtetje per grupin tone te te rinjve duke qene koshient per nevojen qe ka vendi per kontributin e gjenerates sone dhe nxitjen e ideve te reja ne jeten publike ne Shqiperi. EMA ka gjetur tek ky partner ato vecori te cilat jane me pakice ne realitetin shqiptar orientimin e qarte europian dinamizmin dhe fleksibilitetin. Se bashku ne kemi realizuar shume forume publike ku jane trajtuar problematikat shqiptare te procesit te integrimit me fokus te vecante ne demokratizimin e vendit dhe njekohesisht ne dimensionin social te procesit te integrimit. Pervec studimeve te prezantuara ne keto forume kane kontribuar dhe personalite te larta si zevendeskryeministra ministra ambasadore diplomate te rendesishem perendimore dhe ish komisionere e zyrtare te rendesishem te Komisionit Europian.
Gjipali shton se bashkepunimi rajonal ka patur dhe ka nje rol te rendesishem ne bashkepunimin me Friedrich Ebert ku EMA-s i eshte dhene mundesia te njohe e te vihet ne kontakt me personalitete dhe organizata te rendesishme duke rritur cilesine e studimeve dhe debateve zhvillimin e vendit.
Dedikimi dhe qendrueshmeria e fondacionit ne keto 20 vite ne Shqiperi eshte nje ogur i mire per te gjithe ne se do te jemi pjese e Europes se bashkuar si dhe nje kujtese e perditshme se shqiptaret nuk jane vetem ne kete rrugetim thote Gledis Gjipali per DW-ne.
Fondacioni Friedrich Ebert e ka nisur aktivitetin ne Shqiperi ne vitin 1991 dhe kontributi i pare ishte organizimi ne qeershor te atij viti i nje konference nderkombeatre per demokracine dhe ekonomine e tregut. Zyra e Tiranes eshte njera prej zyrave qe Fondacioni ka ne 90 vende te botes. Fondacioni u themelua ne vitin 1925 si nje trashegimi politike e presidentit te pare gjerman Friedrich Ebert te zgjedhur ne rruge demokratike i cili vdiq ne po ate vit.
Autor Arben Muka / Tirane
Redaktoi Auron Dodi
160