Gjermania eshte ribashkuar prej shume vitesh por dhimbjet e rritjes vazhdojne

Nga ana ekonomike Gjermania e ribashkuar ofron sot nje tabllo te perzier. Ne 20 vitet e kaluara jane bere ndryshime te medha. Pothuajse cdo qytet gjermanolindor eshte rinovuar rrenjesisht.
Ne nje kohe kur nivelet e pagave ne Lindje te Gjermanise perfaqesojne vetem 78 perqind te atyre ne Perendim edhe 21 vjet pas bashkimit te Gjermanise shpenzimet e jeteses vecanerisht per qirate jane shume me te uleta. Pra mund te konkludohet se shumica e gjermanolindoreve nuk jane ne gjendje me te keqe ekonomike se sa gjermanoperendimoret.
Ka edhe disa histori suksesi ne ish-Gjermanine Lindore Saksonia e Silicon-it me cipet per kompjutera dhe industria optike ne dhe perreth qytetit Jena ne landin e Tyringise jane dy shembuj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prodhimi i diodave Lazer ne fabriken Jenoptik ne Jena
Ne Lindje kane lulezuar disa industri te teknologjise se larte por papunesia mbetet thuajse dy here me e larte ne Lindje se ne Perendim. Rreth gjysma e mbi 80 bilione eurove qe paguhen si subvencione vjetore nga Perendimi ne Lindje vitin e fundit u konsumuan nga benefitet sociale dhe pagesat per te papunet.
Rreth 16 milione vete kane kaluar nga Lindja ne Perendim te Gjermanise qe prej vitit 1990 shumica ne kerkim te shanseve me te mira per pune dhe shenjat jane se kjo tendence do te vazhdoje. Per me teper sociologet flasin per nje emigrim te trurit nga Lindja qe kur jane njerezit me shkollim me te mire shumica e atyre qe jane larguar.
Nuk eshte dicka e pazakonte qe te shohesh shtepi qe nuk nevojiten me qe te shemben ne qytetet lindore te Gjermanise. Shembulli me ekstrem eshte Hoyersverda ne afersi te kufirit me Polonine dhe Republiken eke e cila humbi gjysmen e popullates se saj brenda nje dekade.
Bildunterschrift Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Christian Wulff
Ne kete kuader Gjermania Lindore dhe ajo Perendimore vazhdojne te ofrojne dy entitete te ndryshme ekonomike. Dhe pakenaqesia me diferenca dhe pabarazi te tilla e ka manifestuar veten politikisht.
Ngritja dhe fragmentimi i Se Majtes
Inkorporimi i atyre qe gjermanet i quajne lande te reja ne sistemin politik te Republikes Federale Gjermane ka sjelle ndryshime qe pak vete mund ti kishin marre me mend ne vitin 1990.
Kancelarja Angela Merkel vjen nga Lindja e Gjermanise nje fakt qe shume gjermane kane tendence ta harrojne. Dhe megjithese shumica e gjermanolindoreve votojne per njeren nga partite politike perendimore te tjere kerkojne alternativat e tyre.
Partia e Majta pasardhese e partise se vjeter socialiste te Gjermanise Komuniste Lindore ne bashkepunim me parti te krahut te majte nga Perendimi eshte konsoliduar si nje zedhenese e lindoreve te zhgenjyer.
Partia Socialdemokrate Gjermane dhe Te Gjelbrit e shohin me mosbesim nje bashkepunim me ish-komunistet duke bere qe e Majta te jete e ndare gje qe e ndihmon qeverine e Qendres se Djathte te Merkelit per te qendruar ne pushtet.
Themelimi i Partise E Majta si nje forme e protestes paqesore mund te shihet si nje evidence e adoptimit te demokracise perendimore nga gjermanolindoret. Por kjo edhe e ka thelluar te shume gjermanoperendimore sensin e nje ndarjeje kulturore midis tyre dhe gjermanolindoreve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trabant veturat gjermano-lindore
Nostalgji ne te dyja krahet
Nje nga efektet e padiskutueshme pozitive te ribashkimit te Gjermanise ka qene elemenimi i barrierave politike qe i mbajten te ndara ne menyre te dhimbshme shume familje gjermane gjate Luftes se Ftohte. Nuk ka shifra te sakta per faktin qe sa gjermanoperendimore dhe gjermanolindore kishin kusherinj ne pjesen tjeter te Gjermanise por dihet qe rreth 26 milione paketa me ndihma dergoheshin ne vit nga Perendimi ne Lindje gjate ndarjes se Gjermanise - nje indikacion ky per veshtiresite personale te shkaktuara nga ndarja politike.
Une natyrisht qe ndiej edhe sot e kesaj dite gezim kur degjoj per njerez qe paten sukses per ta integruar Lindjen ne Perendim thote Brigitte Klump nje autore peticionet private te se ciles ndihmuan me kalimin e viteve 4000 vete qe te largoheshin nga Gjermania Lindore.
Ostalgjia - kerkesa e supozuar e gjermanolindoreve per menyren si ishin gjerat me pare - eshte nje teme qe e ndesh rregullisht ne media por ne anketime jane vetem 10 perqind e gjermaneve qe thone se preferonin jeten ne socializem.160
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Festimet ne Bon ish-kryeqyteti i Gjermanise Perendimore me 3 tetor 2011 dita e ribahskimit te Gjermanise
Me shume se dy dekada pas vitit 1990 eshte me e qarte se kurre qe ribashkimi nuk eshte nje restaurim i shoqerise se shkuar por nje proces i krijimit te dickaje te re qe eshte pandashem pjese e botes globale. Paradigmat e vjetra nacionale po ndeshen me sfida ne rritje keshtu qe e ardhmja e Republikes se ribashkuar Federale ka gjasa qe te ndikohet po kaq nga faktoret e jashtem sa nga zhvillimet brenda kufijve te saj.
Autor Jefferson Chase/ Auron Dodi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora
160