Fondi Merkel mbeshtetet nga Bundestagu

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar mbështetjen e Parlamentit gjerman për të forcuar Fondin Financiar Evropian të Stabilitetit.
Megjithatë, pas këtij vendimi të Bundestagut, Merkel ka deklaruar se ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur.
Teksa deputetët bëheshin gati të votonin në Berlin, Merkel tha se ia vlen të rrezikosh me rritjen e kapaciteteve të fondit, me qëllim që Gjermania dhe Evropa të kenë një të ardhme të sigurtë.
“Bota i ka kthyer sytë nga Gjermania dhe Evropa. Ato po përpiqen të shohin nëse ne jemi gati dhe Bota i ka kthyer sytë nga ne dhe pret të shohë nëse ne jemi gati të marrin përsipër përgjegjësitë gjatë krizës më të keqe që ka përfshirë Evropën
Angela Merkel
Kancelare e Gjermanisë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësitë gjatë krizës më të keqe që ka përfshirë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”, deklaroi Merkel.
Zonja Merkel fitoi një mbështetje bindëse përsa i përket planit për përforcimin e kapaciteteve të FFES-së në 440 miliardë euro.
Më vonë, kur mbërriti në Bruksel, kancelarja u tha gazetarëve se: “Ka ende shumë probleme që duhet të zgjidhen dhe shumë negociata për të bërë”.
Ekonomitë kryesore të BE-së druhen se kriza e borxhit grek mund të përhapet edhe në Itali e Spanjë.
Teksa vëmendja e Evropës është kthyer tek Italia dhe borxhi i saj publik, kryeministrit Silvio Berlusconi i është kërkuar nga homologët evropianë një plan i detajuar reformash ekonomike.
Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur për një samit emergjence në Bruksel, i projektuar për të finalizuar detajet e planit për frenimin e krizës së borxhit të Eurozonës.
Kriza Financiare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Kriza e borxheve, situata e vërtetë
Samiti kundër krizës së Euros
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Duket qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka dhënë ende certifikimin për parametrat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë. Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit
Qeveria u jep mundësi noterëve të kenë më shumë punë, por nga ana tjetër garanton më shumë transparencë në procesin e verifikimit të pronës së paluajtshme kur ajo shitet (tjetërsohet). Beqja: INSTAT, shifrat në terr
Eksperti i ekonomisë në Partinë Socialiste, Ilir Beqja thotë se Instituti i Statistikave e ka zhytur vendin në terr, duke mos publikuar treguesit që detyron ligji. Fullani: Kriza, kemi marrë masa
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka komentuar shqetësimet e fundit të Fondit Monetar mbi rreziqet që mund të sjellë kriza e eurozonës në ekonominë shqiptare. Gjobitet CEZ 30 milionë lekë
Kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ Albania është gjobitur nga Ministria e Ekonomisë me 30 milionë lekë pasi në kundërshtim me ligjin ka pajisur konsumatorët me matësa të paverifikuar para përdorimit.
Lajmet kryesore
Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari