E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi i KE-se shperndahen 83 milione euro


Komiteti i Politikave Strategjike vendosi të shpërndajë rreth 83 milionë euro të dhëna nga Komisioni Europian në kuadër të fondeve të para-anëtarësimit.

Kryeministri Sali Berisha vecoi ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, një kompleks godinash që e kryeministri e cilësoi një qytezë të vërtetë, ku do të jenë bashkë godinat e reja të Gjykatës së Tiranës, Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Pallati i Drejtësisë do të ndërtohet në zgjatimin e Bulevardit Zog I, pas stacionit aktual të trenit, zgjatim që Bashkia e Tiranës është zotuar ta përfundojë brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Basha. Nga këto 83 milionë euro të Komisionit Europian do të përfitojë edhe "By Pass-i" i Rrogozhinës, nyje e autostardës së ardhshme Fushë-Krujë-Rrogozhinë. Kryeministri foli edhe për pikë të re doganore në Han të Hotit, njësoj si ajo e Muriqanit, që lidhin vendin me Malin e Zi.

"Nga ky fond komunitar do të përfitojë edhe shoqëria civile", tha kryeministri Berisha në mbledhjen e Komitetit të politikave strategjike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Gratë dhe vajzat Kuq e Zi
Kriza e borxhit prek Spanjën e Francën
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›