Mashtrimi me peshat vjedhja u denoncua publikisht

Të akuzuarit për skandalin e Drejtorisë së Metrologjisë u njohën sot me vendimet e Gjykatës për arrestimin e tyre. Mashtrimi me peshën tek ushqimet ishte denoncuar më parë publikisht edhe nga Top Channel, por asnjë veprim hetimor nuk ishte ndërmarrë.
Denoncimet kanë patur në fokus vjedhjet në peshë që u bëhen konsumatorëve shqiptarë. Jo vetëm për karburantët, apo bukën ka patur dyshime për vjedhje të hapur, ashtu dhe sic vërtetohet nga dyshimet e ngritura pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjise, por edhe me një sërë produktesh të tjera që tregtohen.
Të arrestuarit e së enjtes erdhën pas një denoncimi të kryer nga vetë kjo Drejtori, për shkak se ata nuk derdhnin të ardhurat e mjaftueshme në arkën e shtetit dhe nga përgjimi rezultoi bashkëpunimi në vjedhje që ata bënin me subjekte tregtare që kontrollonin.
Organet hetimore kanë lënë të hapur zyrtarshit hetimin edhe per keto subjekte duke deklaruar se nese do te vertetohet, se tregtaret vidhnin ne peshe me dijenine e Inspektoreve do te procedohen te gjitha keto subjekte tregtare. Deri me tani, dyshimet per te cilat është vleresuar edhe masa e arrestit me burg nga gjykata mbeten, se kontrollet kane qene fiktive.
Pra eshte dhene raporti se pesha eshte e rregullt pa u kontrolluar fare kjo peshe. Implikimi i tregtarëve pavaresisht se nuk jane ata denoncuesit mbetet ne doren e te arrestuarve, nëse do të bashkëpunojnë me Prokurorinë për të nxjerrë emrat e tregtarëve që mashtronin me peshën. Ajo që është për të ardhur keq në gjithë këtë histori vjedhjesh është fakti se edhe pas denoncimeve të shumta ne media, asnjëherë nuk është kryer një hetim në lidhje me vjedhjet që i bëhen konsumatorit.
METE, 9 në pranga për korrupsion
“Task Force” në Prokurorinë e Tiranes ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të përgjimit për të arrestuar nëntë zyrtarë të drejtorisë së përgjithshme të meterologjisë.
Mes të arrestuarve edhe zëvendesdrejtori i Përgjithshem i saj, Roland Çelmeta, një nga anëtarët e kryesisë së LSI-së dhe një ndër aktivistet më të njohur të kësaj partie në vitet e fundit.|
Operacioni policor i koduar “Kalibrimi”, ka bërë të mundur të ekzekutojë nënte fletë arreste të siguruara në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
Zyrtaret akuzohen për korrupsion pasiv, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre. Kallzimi penal ndaj tyre ishte kryer nga vetë strukturat e kësaj drejtorie, pasi sipas tyre dyshonte se nuk derdhnin në arkën e shtetit të gjitha të ardhurat që përfitohej nga kalibrimi i njësive të peshëmatjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rritet numri i të varfërve
Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën. Bankat – Depozituesit - Ekonomia
Arben Malaj - Nëse paraja konsiderohet gjaku i ekonomisë, bankat dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë janë enët nëpër të cilët ato mbajnë në jetë ekonominë. Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Ministria e Bujqësisë prezantoi së fundmi studimin e vet mbi arrorët, duke argumentuar se ideja e Kryeministrit Berisha për mbjelljet në masë do të krijojë 290 milionë dollarë prodhim, 160 milionë dollarë eksporte dhe shumë vende pune. Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Borxhi shqiptar i kushton aktualisht mesatarisht 7 për qind të PBB-së në vit shtetit dhe kostoja e tij pritet të rritet në vitet e ardhshme, por disa ekspertë besojnë se reforma të thjeshta liberalizuese mund të mjaftojnë për ta lehtësuar këtë kosto. Ligji i ri për bankat
Kuvendi miratoi me konsensus një ligj, i cili ndalon bankat në Shqipëri, të transferojnë pasuri apo kapitale tek bankat e tyre mëma jashtë vendit, kur ato ndodhen në vështirësi financiare.
Lajmet kryesore
Rritet numri i të varfërve
7 mijë familje më shumë që kanë nevojë për ndihmë
Gratë dhe vajzat Kuq e Zi
Kriza e borxhit prek Spanjën e Francën
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik